Refuzoi çokolatat, iu gëzua vetëm pjatës me brokoli (Video)

Vogëlushja e paemëruar nga Hungaria, refuzoi kavanozin me çokolatë të shkrirë, si dhe çokolatat tjera që janë të adhuruara nga të gjithë.

Për dallim prej fëmijëve tjerë, që duan të hanë vetëm gjëra të ëmbla dhe refuzojnë perimet me shumë përbërës të mirë, ajo iu gëzua pjatës me brokoli që iu vunë përpara, transmeton Telegrafi.

Pasi t’i ketë shtyrë të gjitha me tërë nervoz, ajo iu gëzua shumë perimeve që nisi t’i hante me shumë kënaqësi.

“Kjo është krenaria dhe simboli i veganëve” si dhe “sikur ta kem vetëm gjysmën e këmbëngulësisë së saj dhe të mos ha gjëra pa vlerë”, ishin dy prej komenteve që u pëlqyen më së shumti. /Telegrafi/