E zë burrin me tjetrën, rusja u vërsulet me veturë – kalimtarët e rastit filmojnë gjithçka (Video)

Në qytetin rus Ufi është filmuar një ngjarje e pazakontë, ndërsa pamjet amatore të publikuara në internet kanë bërë bujë.

E gjitha filloi kur një grua e zuri burrin me tjetrën, dhe nga nervoza filloi me veturë ta godet veturën e “rivales”, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve okularë, në veturën e gruas së nervozuar ishte edhe një fëmijë që pikërisht për këtë fëmijët burri e luste gruan që të mendojë dy herë, por ajo nuk ndalej.

Nuk dihet se si ka përfunduar kjo dramë familjare, por një gjë është e sigurt që gruaja ka shkatërruar dy vetura – të vetën dhe të “rivales”.

E gjitha ndodhi në fshehtësi, pasi rasti nuk është raportuar në polici. /Telegrafi/